Japonia përgatitet të rifillojë centralin bërthamor më të madh në botë, 15 vjet pas Fukushimës
Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Top Talk” për “Çështjen 21 Janari”, për të cilën foli edhe për provën e re, atë të kasetës së regjistrimeve.
Ndër të tjera gazetari u shpreh se ngjarjen e 21 janarit e konsideron si krim shtetëror, për të cilën duhet të hetohet me detaje.
Për sa i përket kasetës së regjistrimit Hoxha tha se regjistrimi i kasetës përfshin komunikimin në një kanal sekret të një rrethi të caktuar të Gardës.
“Është një krim i pastër shtetëror dhe duhet të hetohet si i tillë. Nuk e hetonte dot prokuroria e Tiranës e vetme. Nuk kishte as burimet e mundshme, as njerëzore, as ato logjistike dhe as vullnetin për ta bërë. Që të hetosh të gjithë zinxhirin komandues të asaj kohe këtë gjë e bën vetëm SPAK-u dhe këmbëngulëm që këtë duhet ta bënte vetëm SPAK-u. Unë atë regjistrim ia kam çuar së pari babait të Aleks Nikës që ta dëgjonte. Për t’u bindur si ka ndodhur vrasja e djalit të tij. Nga aty kemi bërë një strategji se si do të kërkojmë që kjo çështje të shkonte në SPAK. Unë nuk ka tagrin ligjor. Ne nuk e hapim çështjen thonin ata se nuk kemi prova të reja.
Pse duhet të kesh prova të reja, ti ke dy të vrarë pa autor. Ti nuk e ke hetuar ngjarjen. Aleks Nika dhe Hekuran Deda nuk kanë autorë. Sot autorë ka vetëm Ziver Veizi dhe Faik Myrto. Ziver Veizi është e provuar edhe shkencërisht me predhën e gjetur në trupin e tij që është shkrepur nga Shefi i Shtabit të Njësisë Speciale, Agim LLuko. Faik Myrto është vrarë nga pistoleta që ka qenë në përdorim nga Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Pra atje nuk ka vrarë një njeri i thjeshtë, por drejtuesit më të lartë të Gardës. Çfarë elementi sillte kaseta? Për mua si gazetar ajo është një provë jashtëzakonisht e madhe që dëshmon se vrasjet janë bërë nga shteti. Ne nuk ia vumë në dispozicion Strasburgut atë kasetë… Prokuroria, SPAK-u, duhet ta marrë atë sepse rrezikohet jeta e atij që ka bërë regjistrimin. Që ka regjistruar komandat sepse ata kanë folur në një kanal sekret, ka qenë një rreth i ngushtë personash që e kanë përdorur”, tha Hoxha.
Top Channel