Ferguson kushton 25 milionë euro, shifër të cilën Napoli do të përpiqet ta ulë disi. Në këtë sezon, 24-vjeçari është aktivizuar në 27 ndeshje të Serie A duke shënuar edhe gjashtë gola ndërsa koleksionon edhe katër asistë. /Supersport
25/11 16:26
Piotr Zielinski është i destinuar për t’u transferuar sezonin e ardhshëm te Inter me parametër zero.
Në këtë formë, drejtuesit e Napolit kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e polakut që ofronte shumë fantazi në repartin e mesfushës.
I përzgjedhuri i napoletanëve duket të jetë Lewis Ferguson, i Bolognas. Skocezi ka një kontratë që e lidh me Bolognan deri në vitin 2027, mirëpo paraqitjet e këtij sezoni bëjnë që për lojtarit të ketë shumë kërkesa. Në garë është edhe Juventus, ndaj Napoli për të shmangur konkurrencën është gati të nisë tratativën zyrtare me drejtuesit e Bolognas.

Top Channel