Teherani ofroi armëpushim 7-ditor, Wall Street Journal: Trump e refuzoi dhe kërkoi që bombardimet ndaj Iranit të vijojnë pas zgjedhjeve të nëntorit
Barcelona kualifikohet për në fazën çerekfinale të Champions League me katalanasit që mposhtën në shtëpi Napolin me shifrat 3-1 ndërsa sfida e parë në Itali ishte mbyllur me rezultatin 1-1.
Katalanasit e nisën ndeshjen me shumë vrull duke realizuar dy herë brenda dy minutave (15 dhe 17).
Në minutën e 30, Napoli shkurtoi diferencat me anë të Amir Rrahmanit. Mbrojtësi gjeti golin e parë në Champions League pas një asisti të Politanos.
Në fraksionin e dytë, Napoli nuk ia doli të barazonte ndërsa nga ana tjetër, Barcelona gjeti edhe të tretin me anë të Lewandowskit.
Kështu, skuadra e Xavi Hernandez kalon për në fazën tjetër dhe pret të mësojë kundërshtarin pas shortit.
Arsenal pati nevojë për goditjet e penalltive për të festuar kualifikimin në çerekfinalen e Champions League ndaj Portos. Ashtu si edhe në Portugali, ndeshja në Londër u mbyll me rezultatin 1-0, me vendasit që e gjetën golin jë pjesën e parë me Leandro Trossard.
Por, pjesa e mbetur e takimit nuk dhuroi më gola dhe në Londër sdida iu drejtua kohës shtesë. Edhe aty nuk pati gola ndaj fituesi u desh të vendosej nga ruleta e penalltive. Këtu, lojtarët anglezë ishin më të qartë duke shënuar katër penallti ndërsa nga ana tjetër, miqtë gabuan në dy raste me portierin Raya që veshi kostumin e superheroit.
Në fund, tifozët në Emirates festuan një kualifikim shumë të rendësishëm për në çerekfinalet e Champions League, aty ku për kundërshtarin e radhës duhet të presin shortin./ Super Sport
Top Channel