Korea e Jugut dënon 22 vjeçarin që la veten pa ngrënë për të shmangur shërbimin ushtarak (fotot)

12/03/2024 16:45

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me dy vjet burgim (të pezulluar) një të ri që kishte lënë veten pa ngrënë qëllimisht për të shmangur shërbimin ushtarak.

Gjykata e Gwangju vendosi se veprimet e 22-vjecarit që nuk është identifikuar publikisht, shkelnin ligjin për shërbimin ushtarak, që kërkon që të gjithë meshkujt e aftë të shërbejnë 18 muaj në ushtri.

I dënuari peshonte vetëm 54kg në janar 2021 por duke lënë veten pa ngrënë kishte rënë në 49.7kg për të plotësuar kriteret e mangësisë fizike që e përjashtojnë nga shërbimi.

I riu i mohonte akuzat duke thënë se kishte rënë në peshë nga stresi i dëbimit nga universiteti, por gjykata tha ai ishte në dijeni të kritereve fizike të shërbimit ushtarak dhe dëshmitarët thanë se ai kishte shprehur qëllimin për të shmangur shërbimin në ushtri.

Në gjykatë u tha se testet e urinës tregonin për mosushqyerje të qëllimshme dhe dehidratim, sipas rrjetit Korea Times, që përforconin idenë se humbja në peshë ishte e qëllimshme.

Ligjet e Koresë për ushtrinë parashikojnë që praktike devijuese për shërbimin ushtarak dënohen deri në pesë vjet burg.

 

FOTO GALERI
1/3
Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me dy vjet burgim (të pezulluar) një të ri që kishte lënë veten pa ngrënë qëllimisht për të shmangur shërbimin ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA