Romeo ka “shpërthyer” me tone të ashpra ndaj Jetmirit dhe Françeskës për shkak të komenteve të bëra në mënyra anonime.

Jetmiri deklaroi se nuk ka ndërmend të ndihmojë Romeon në lojë, për këtë arsye gjatë javës u shtir sikur e kishte bërë ai komentin negativ.

Romeo: Pista e Jetmirit dhe e Françeskës është më e turpshmja.

Françeska: Shpesh në këtë shtëpi jam nënvlerësuar si lojtare. Komentet për Heidin dhe Romeon e kam  bërë unë. Romeo e hodhi kunjin tek Jetmiri i pafajshmi.

Jetmiri: Situata e kësaj loje, Romeo i zgjua nga gjumi, dhe i lidhi çdo gjë me mua. Mënyra arrogante duke më kërkuar tek cepi llogari, e i kam thënë përdor trurin.

Romeo: Pse ma mohove?

Jetmiri: Unë nuk kam ardhur të të ndihmoj ty, por kam ardhur për të luajtur. Unë nuk mund të luaj lojën për tu. Nëse ti se percepton dot s’është faji im. Sa arrogant je.

Romeo: Mis bota, mos bërtit. Ti je ai që pajton njerëzit, mos dil nga vetja. Është shumë e poshtër.

Françeska: Nuk të kam bërë asgjë. I ke rënë në qafë kot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA