Çmenduri në Indiana Wells, Djokovic eliminohet nga një anonim italian

12/03/2024 09:30

Tenisti italian, i cili mban vendin e 123-të në renditjen botërore të këtij sporti, ia ka dalë të mposhtë me rezultatin 2-1 serbin Novak Djokovic, i cili është edhe kryesuesi i renditjes për tenistë.

Nardi ia doli të fitojë setin e parë 6-4, para se të dorëzohej në të dytin 3-6 dhe të fitonte sërish të tretin 6-3, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e 1/8-ave të turneut kalifornian të tenisit.

Fill pas suksesit, italiani hodhi raketën dhe ngriti duart lart, si për të treguar se as vetë nuk e besonte se ia doli të mposhtë numrin një të botës, të cilin më pas e përshëndeti me përzemërsi pranë rrjetës.

“Kjo është një mrekulli. Jam një 20-vjeçar, që renditet poshtë vendit të 100 dhe sapo mposhta Novak Djokovic. Është çmenduri! Nuk mund ta besoj. Para kësaj ndeshjeje nuk më njihte askush. Shpresoj që publikut t’i ketë pëlqyer ndeshja”, deklaroi italiani për median.

I zhgënjyer ehe Djokovic, që pas ndeshjes uroi kundërshtarin dhe pranoi se forma e tij la shumë për të dëshiruar në këtë turne.

“Nardi hyri në fushë si një humbës me fat. Nuk kishte asgjë për të humbur dhe në fakt bëri një ndeshje shumë të mirë. Por më shumë jam i zhgënjyer jam me formën time, që ishte vërtetë për të ardhur keq”, deklaroi serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA