Barcelona do të shpresojë të përdorë avantazhin e saj në shtëpi, kur të presë Napolin në Estadi Olímpic Lluís Companys mbrëmjen e sotme në ndeshjen e dytë që do të vlejë sa edhe kualifikimi i njërës prej këtyre dy skuadrave për në çerekfinale të Champions League.
Ndërkohë, takimi i parë mes tyre në stadiumin “Maradona” të Napolit, gjithçka u mbyll në barazim 1-1.
Robert Lewandowski hapi serinë e golave në minutën e 60-të, ndërkohë që për barazimin mendoi Victor Osimhen 15 minuta më vonë, dhe me këto dy gola u mbyllën 90 minutat. Lewandowski ka qenë i përfshirë në 18 gola në 12 paraqitjet e tij të fundit në raundet me eliminim direkt të Champions League, duke shënuar 12 dhe duke asistuar gjashtë. Në përgjithësi, ai tani ka 93 gola në kompeticion, i treti në klasifikim pas golashënuesëve më të mirë të të gjitha kohërave të UCL-së, Cristiano Ronaldo (140) dhe Lionel Messi (129). Ai ka qenë i përfshirë në 11 gola në 10 ndeshjet e tij të fundit kundër skuadrave italiane në kompeticion shtatë gola dhe katër asistime.
Megjithatë, në takimin e parë duket se Napolit nuk ju kushtua vëmendja e duhur por tashmë në këtë ndeshje të dytë vendimtare për kualifikimin sigurisht që gjërat janë ndryshe. Ndeshja tjetër e mbërmjes europiane sot do të jetë ajo mes Arsenalit dhe Portos.
Topçinjtë ishin fituesit e mëdhenj të javës së 28-të të Premier League. Me fitoren e tyre të fituar me vështirësi 2-1 ndaj Brentfordit që u pasua nga një barazim argëtues 1-1 midis Liverpool dhe Manchester City që I dha Arsenalit edhe kreun e kampionatit. Por nga ana tjetër shpresa e tyre për të qëndruar në Champions League nuk janë shumë të mëdha pas humbjes në takimin e parë ndaj Portos 1-0. Goditja mahnitëse e Galeno-s në minutën e 94-të vendosi ndeshjen e parë në Estádio do Dragão tre javë më parë, pasi Arsenali ishte shumë larg asaj që jemi mësuar ta shohim në Angli.
Arsenali është eliminuar nëntë nga 10 ndeshjet e mëparshme me eliminim në Ligën e Kampionëve kur ka rezultaur humbëse në ndeshjen e parë i vetmi përjashtim ndodhi kundër Portos në këtë fazë në sezonin 2009-10, kur ata humbën 2-1 në transfertë dhe fituan 5-0 në ndeshjen e dytë në Emirates.
Top Channel