Zyrtare, goditi me kokë lojtarin kundërshtar, shkarkohet trajneri i Ramadanit

11/03/2024 14:05

Një natë për t’u menduar dhe më pas vendimi i paevitueshëm.

Roberto D’Aversa nuk është më trajner i Lecces, ku luan dhe mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani. Pas goditjes me kokë që tekniku i bëri Henry pas ndeshjes me Veronën, drejtuesit e klubit reflektuan gjatë natës se cila do të ishte zgjedhja më e mirë për të mbrojtur skuadrën.

Si përfundim mëngjesin e kësaj të hëne, erdhi dhe lajmërimi zyrtar. Pas një takimi me drejtorin Corvino Roberto D’Aversa u shkarkua nga detyra e trajnerit.  Përveçse shkeljes së vlerave thelbësore në botën e sportit drejtuesit e Lecces e kanë marrë vendimin edhe për shkak të rezultateve dhe një gjendje psikologjike jo të përshtatshme për të vazhduar drejtimin e stolit. Përballja me Henry është një simptomë impulsiviteti dhe humbjeje të kontrollit, faktorë për të mos u nënvlerësuar kur mbetet për tu luajtur pjesa më e rëndësishme e kampionatit.

Për të zëvendësuar D’Aversan në shtëpinë e Lecces vlerësohen dy profile, të dy të pëlqyer nga drejtori sportiv Pantaleo Corvino. I pari Leonardo Semplici trajner i ekipit të të rinjve te Fiorentina kur drejtori punonte në Toskanë, dhe pastaj është dhe Luca Gotti, zëvendësi i Donadonit pikërisht te Bologna e Corvinos. Ky i fundit ishte kontaktuar dhe verën e kaluar nga klubi salentin që në fund vendosi të besonte te D’Aversa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA