“Zaniolo është një turp, le ta kthejmë menjëherë në Turqi”, tifozët e Aston Villa të zemëruar me italianin

11/03/2024 14:33

Aston Villa pësoi një humbje të rëndë këtë fundjavë, teksa u mposht në shtëpi 0-4 përballë Tottenham, duke rihapur kështu garën për vendin e katërt, pasi diferenca midis dy skuadrave është vetëm dy pikë, e për më tepër londinezët kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Pas sfidës, tifozët e Aston Villa-s ishin shumë të irrituar, teksa ai që ka marrë më shumë kritika ka qenë Zaniolo, me këtë të fundit që përfundoi në “bankën e të akuzuarve”.

Aventura e italianit në Angli nuk po ecën sipas pritshmërive pasi deri më tani ka luajtur 31 ndeshje, jo me minutazh të plotë (1058 minuta në total) dhe ka shënuar 2 gola, një formë që nuk është mirëpritur nga tifozët.

Këta të fundit, e kanë cilësuar Zaniolo-n si nënshkrimin më të keq të klubit në histori, madje ka pasur edhe nga ata të cilët kanë deklaruar se Zaniolo nuk është i denjë për Premier League dhe Aston Villa-n dhe duhet ta rikthejnë menjëherë në Turqi, pasi 24-vjeçari është në pronësi të Galatasaray-t.

Zaniolo deri më tani ka pasur një mesatare prej 34 minutash për ndeshje, shumë e ulët me pritshmëritë dhe një situatë e tillë tani e bënë akoma edhe më të vështirë qëndrimin e tij në “ishull” dhe në Angli janë të bindur se ai do të rikthehet te Galatasaray gjatë verës, pasi te Aston Villa nuk është më i preferuar./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA