Vllaznia, me hap kampioni në Superiore. Skuadra shkodrane siguroi në Korçë, ndaj Skënderbeut, fitoren e pestë radhazi në kampionat, të 14 në total, që e çon -2 pikë nga Egnatia kryesuese.
Një ecuri e pabesueshme e kuqebluve, që duke shfrytëzuar luhatjet në rezultate të ekipeve të tjera pretendente ka arritur të katapultohet në pjesën më të sipërme të tabelës.
Ndeshjen në stadiumin “Skënderbeu” e vendosi një penallti e shndërruar në gol nga Bekim Balaj në minutën e 75-të. Pak më herët, skuadrës vendëse iu anulua një gol i Ramosit për prekjen e topit me dorë.
Në minutat shtesë, pikërisht në të 94-tën, Krymi u ndëshkua me karton të kuq, gjithsesi, në minutat e mbetura nuk pati ndryshim rezultati, me Vllazninë që shkon në kuotën e 49 pikëve, tri më shumë se Partizani e dy më pak se Egnatia./ Super Sport
Top Channel