Napoli-Milan, plas mes pankinave, Allegri shpërthen me ofendime ndaj Orialit, ikën pa e takuar Conten 19/12 01:33
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës s 27-të të kategorisë “Abissnet Superiore”, Dinamo City-Teuta nuk do të luhet sot për shkak të reshjeve të kushteve atmosferike.
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha e të vazhdueshme të stafit të klubit durrsak për të rikthyer fushën e stadiumit “Niko Dovana” në normalitet, reshjet e mëdha të shiut e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.
Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të vendosë edhe për datën se kur do të luhet kjo ndeshje./ SuperSport
Top Channel