Trafikimi i lëndëve narkotike drejt Greqisë, shkon në katër numri i të arrestuarve! Tentuan të kalonin në shtetin fqinj 51 kg kanabis

10/03/2024 16:09
Foto ilustruese

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Më i fundit në pranga u vu sot 43-vjeçari me iniciale E. P., banues në Korçë, ndërsa të tjerët u vunë dy ditë më parë në pranga.

Nga hetimet rezulton se i arrestuari është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë 51 kg lëndë narkotike kannabis sativa.

Policia po vijon punën për të identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA