Goli i dhjetë në Superligën turke, Cikalleshi kalon Konyan në avantazh

09/03/2024 14:25

Sokol Cikalleshi shënon golin e radhës në Superligën turke me Konyasporin, që po luan në fushën e vet kundër Adane Demirsporit.

Ishte minuta e shtatë kur Konya fitoi një penallti, të cilën sulmuesi kavajas e shndërroi në gol. I dhjeti sezonal në kampionat për 32-vjeçarin.

Për skuadrën vendase e ka nisur si titullar edhe Valon Ethemi, i cili u transferua te Konyaspori në merkaton e janarit./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA