Mysafir special këtë të shtunë në Arabinë Saudite, ku u zhvillua gara e Çmimit të Madh të Formula 1, ish-trajneri i Roma-s, Jose Mourinho është intervistuar nga mediet e pranishme.
Portugezi është pyetur në veçanti për dëshirat dhe të ardhmen e tij si dhe për rikthimin në krye të një ekipi të ri.
“Do të doja të punoja që nesër nëse do të ishte e mundur, por në të njëjtën kohë nuk dua të gaboj duke marrë vendimin e gabuar”-deklaroi trajneri.
Ai u rikthye te koha e Roma-s dhe theksoi se në krye të “verdhekuqve” shkoi në dy finale europiane.
Sa i përket destinacionit të tij të ardhshëm ish-trajneri i Inter-it nuk zbuloi ndonjë emër në veçanti, por u shpreh se po pret për telefonatën e duhur.
“Bëmë gjëra të mëdha te Roma, shkuam në dy finale në një klub që nuk ka luajtur shumë në Europë në historinë e tij. Nuk ishte e thjeshtë. Tani jam duke pritur për thirrjen e duhur”-tha ndër të tjera Jose Mourinho./ SuperSport
Top Channel