“E teprova me rrotullimet”, Barella u kërkon ndjesë tifozëve italianë

09/03/2024 21:58

Disa rrotullime në zonë në ndeshjen ndaj Genoas të hënën, bënë që Nicolo Barella të shpërblehej me një penallti, megjithatë mesfushori i Interit u vu në qendër të kritikave nga tifozeria italiane dhe jo vetëm.

E duket se edhe vetë futbollisti këtë herë e ka kuptuar se e ka tepruar, teksa fill pas ndeshjes me Bolognën, ka përfituar nga rasti për të kërkuar ndjesë publike.

“Në ndeshjen kundër Genoas të gjithë më etiketuan si simulator për penalltinë. Kam gabuar në reagimin tim dhe kërkoj falje për atë moment. Kjo është e gjitha, kërkoj falje”, u shpreh mesfushori zikaltër.

Duke u ndalur te ndeshja e fituar ndaj Bolognës, Barella pranoi vështirësinë, teksa zbuloi çelësin e suksesit të Interit dhe paralajmëroi një tjetër betejë të fortë, këtë herë në Madrid, në Champions.

“Ndaj Bolognës ishte shumë e vështirë, por ne konfirmuam edhe njëherë se jemi një grup i jashtëzakonshëm. Po bëjmë një punë të shkëlqyer, pasi ndonjëherë mjafton të fitosh, qoftë edhe duke vuajtur. E dinim që do të ishte e vështirë, por morëm tre pikët. Tani të shohim përpara, në Champions, aty ku na pret një sfidë e vështirë, por jemi gati ta luajmë siç duhet”, tha mesfushori Italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA