“Ka përfunduar cikli te Lazio, sepse nuk kemi më një skuadër të re. Në verë nevojitet një revolucion, përndryshe do të largohem”, u shpreh Maurizio Sarri pas humbjes 3-0 me Bayernin, që solli eliminimin e bardhekaltërve nga Championsi.
Shtypi italian shkruan se Sarri mund të përfundojë te Fiorentina, ndërkohë që te Lazio kanë nisur të mendojnë për pasardhësin e tij. I preferuari i klubit kryeqytetas është Sergio Conceiçao.
49-vjeçari drejton Porton prej verës së vitit 2017, skuadër me të cilën ka fituar 10 trofe deri tani. Conceiçao kaloi tri sezone në dy periudha të ndryshme me Lazion kur ishte futbollist.
Në Romë fitoi titullin kampion (2000), Kupën e Italisë (2x), Superkupën e Italisë, Kupën e Kupave dhe Superkupën e Europës.
Ideja për të trajnuar në Serie A, aq më tepër një nga skuadrat ku kaloi vitet më të bukura të karrierës si futbollist, e tundon jo pak trajnerin luzitan.
Top Channel