Ndërtuesit padisin stilisten milionere për faturën e papaguar të punimeve në vilën luksoze në Angli (fotot)

07/03/2024 15:21

Një kompani e vogël punimesh ka paditur një stiliste të njohur për një faturë të papaguar prej 250 000 paundë në Devon në jugperëndim të Anglisë, duke thënë se e zonja “i kishte nxirë jetën” dhe se detyrën nuk duhet ta kishin pranuar kurrë.

Grupi ndërtues i Keith Elliott u pajtua nga stilistja Donna Ida Thornton për restaurimin e vilës së saj me 16-dhoma gjumi, për ta kthyer në një hotel luksi – por thotë se detyra ishte një “komedi” që prej nisjes.

Ai pretendon se Thornton kërkonte vetëm stil dhe jo substancë, duke shpenzuar 45,000 paundë për shandelier dhe mijëra paundë për letra dekorative muresh por neglizhonte punimet e brendshme apo dhe trajtimet për krimbat e drurit.

Ai akuzonte gjithashtu stilisten australiane se u bënte foto burrave ndërtues kur kishin hequr bluzat, të shoqëruara me komente sugjestionuese, madje organizoi dhe një konkurs me çmime për “punëtorët më tërheqës”.

Dhe në fakt zonjusha Thorton postonte në rrjetet sociale foto të atyre që quante “ndërtuesit e mi me tatuazhe” duke u kërkuar përdoruesve nëse punëtorët duhet te visheshin nga sipër apo ishin më mirë të zhveshur.

Elliott është tashmë në një betejë ligjore pas anullimi të kontratës së tij kur ishin përfunduar tre të katërtat e punimeve, të rinovimit prej 3 milionë paundë.

Ai thotë se projekti ishte sa më ekstravagant që mundej me çmimin më të lirë të mundshëm.

Por kjo kundërshtohet nga Thornton dhe bashkëshorti i saj Robert Walton, një 67 vjeçar pronar restorantesh, të cilët kanë blerë vilën për 1.2milionë paundë në korrik 2021 dhe jetojnë aty me pesë qen çiuaua, rosa e pata.

42 vjeçari Elliott, tha për rrjetin MailOnline: “Ishte projekti më kaotik  ku jam përfshirë ndonjëherë, megjithëse ne ia dolëm të mos e kthenim në një dështim”.

Puna kishte nisur në shkurt 2022, për riparimin e dyshemeve të rrëzuara dhe riinstalimin e pajisjeve elektrike e hidraulike.

Por pas 10-muajsh punime zonja Thornton vendosi të ndërpriste kontratën duke cituar mosmarrëveshje për kostot.

Pas padisë së Elliot zyrtarët vendosën se zonja Thornton duhet të paguanin kosto të akumuluara prej £236,000.

Por Elliott vijon padinë pasi nuk ka marra asnjë para që prej vendimit.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA