Modelja 23 vjeçare ruse përballet me burg për gjestin ‘provokues’ ndaj statujës së famshme të luftës (fotot)

07/03/2024 21:50

Ajo nuk është e para që pëson masat ekstreme nga policia e moralit e Kremlinit.

Një modele e njohur e rrjetit në Rusi raportohet se përballet me deri në pesë vjet burg për gjestet në videon e saj pranë një statuje të famshme perkujtimore në vend.

23 vjeçarja Alena Agafonova, është detyruar të kërkojë falje publike për postimin e saj në rrjetet sociale ku duket se tallet me statujën, por ende nuk i ka shpëtuar burgut.

Rrjeti britanik The Sun shkruan se policia e Putin ka nisur një fushatë shtypjeje ndaj çdo sjellje të ekzagjeruar të influencuesve në rrjet, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën dhe respektin ndaj fushatës ushtarake në Ukrainë.

Viktima e fundit e fushatës së trembjes së Putin, Agafonova, doli në gjyq duke u lutur për “të paktën arrest shtëpie”.

Por asaj iu dha masa e paraburgimit prej gjestin e talljes me organet e statujës në video, edhe pse kërkoi ndjesë.

Agafonova ka marrë akuzat e “desekrimit të një vend-varrimi” për gjestin ndaj statujës që kujton të rënët, si dhe akuzat e “veprimeve që shkelin normat e moralit”, shkruan The Sun.

Gjykatësi i përmendi gjithashtu se veprimet e saj ishin një “rehabilitim i nazizmit”, dhe sjelljeve anti-patriotike në kohën e luftës në Ukrainë.

Burimet gjyqësore thonin se Agafonova “qante gjithë kohën dhe ishte e tronditur”.

Në imazhet e postimit që tashmë janë ndaluar në Rusi, Agafonova dukej se guduliste “gjoksin” e djathtë të figurës.

Rasti i saj është i ngjashëm me këngëtaren ruse Maxim Tesli, që u akuzua për “huliganizëm” dhe u detyrua t’i largohej arrestimit duke shkuar në Sri Lanka

Statuja 100 metra e lartë e gruas me shpatë përkujton një skenë nga betejat e Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë Agafonova i bënte apel autoriteteve duke thënë se nuk kishte kryer akte të pamoralshme.

“Nuk kam ofenduar me dashje ndjenjat e askujt por i kërkoj ndjesë të gjithë qytetarëve të Rusisë”, thoshte ajo.

Statuja është në fakt nga më të famshmet në Rusi dhe nderon heronjtë e betejës së Stalingrad gjatë fitores sovjetike kundër ushtrisë së Hitlerit.

Rasti i saj është i ngjashëm me këngëtaren ruse Maxim Tesli, që u akuzua për “huliganizëm” dhe u detyrua t’i largohej arrestimit duke shkuar në Sri Lanka për gjashtë muaj.

Gjithsesi menjëherë pas kthimit ajo u ndalua dhe doli në gjyq.

FOTO GALERI
3/5
Burimet gjyqësore thonin se Agafonova “qante gjithë kohën dhe ishte e tronditur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA