“Stili i tij tërheq vëmendje”/ Luarasi në “Top Story”: Rama e përdor edhe për shqiptarin, edhe për ndërkombëtarin

06/03/2024 22:39

Pedagogia Iris Luarasi foli në “Top Story” për paraqitjen e kryeministrit Edi Rama, pra kombinimet e tij në veshje që tërheqin vëmendjen ndërkombëtare.

Ajo tha se ai e përdor këtë lloj stili për publikun shqiptar por edhe atë të huaj, pasi në këtë të fundit veshja bën diferencën.

Luarasi shtoi më tej se çitjanet e Ramës, të cilat i ka veshur gjatë zgjedhjeve, kanë një batutë brenda.

Luarasi: Ramën ne e shohim gjithmonë me një veshje që është ndryshe.

Duma: Kur Rama bëhet lajm për çorapet e kuqe, kur bëhet lajm për çitjanet, jo vetëm më parë por edhe kur shkon të votojë përshembull kur shkon me bashkëshorten të votojë. Nga pikëpamja e komunikimit flet më shumë ai imazh apo gjuha politike?

Luarasi: Të dyja shkojnë paralelisht.

Duma: Përshembull unë nuk mbaj mend fare se çfarë thotë para kamerave kur voton, por imazhi i çitjaneve, si shkoi.

Luarasi: Rama e përdor për dy publiqe, edhe për shqiptarin, edhe për ndërkombëtarin. Tek publiku ndërkombëtar Shqipëria nuk ka ndonjë gjë për të ofruar, e vetmja gjë që mund të bëjë diferencën janë detajet në veshje. Rama përshembull është i veshur me kostum dhe atlete, gjë që tërheq vëmendje. Ky është hapi i parë.

Në momentin që nuk ke narrativën e duhur, vëmendja do të ikte. Edhe çitjanet e Ramës për zgjedhje patjetër që ka edhe një batutë aty brenda. Ne e njohim të gjithë që kur vjen fjala tek imazhi Rama është totalisht ndryshe. A është mënyra e duhur? Unë mendoj që në fund të ditës përkthehet në votë.

Top Channel