Nuk ka fitues mes Sporting Club dhe Atalanta-s në takimin e parë të raundit të 1/8-ave të Europa League.
Sfida e luajtur në “Estadio Jose Alvalade” rezultoi shumë e luftuar, ndërsa në fund u mbyll me barazimin 1-1.
Ishn vendasit ata që zhbllokuan takimin, me Paulinho që pas kombinimit me Trincao gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi portugezët në avantazh.
Megjithatë, avantazhi zgjati deri në minutën e 39’, moment në të cilin pas një gafe të mbrojtjes të vendasve, Scamaça gjen rrugën drejt rrjetës dhe barazon për italianët.
Në pjesën e dytë nga Atalanta u kërkua në shumë raste goli i dytë, me Toure që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 87’, por pas verifikimit në VAR goli i tij nuk u quajt për pozicion të parregullt.
Në fund ndeshja u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa do të vendoset në Bergamo pas një jave se cila prej Sporting dhe Atalanta-s do të kualifikohet në raundin tjetër të Europa League./ Super Sport
Top Channel