“Safet Gjici” i Perusë! Telefonatë komprometuese me një grua, dorëhiqet kryeministri

06/03/2024 09:53

Kryeministri i Perusë, Alberto Otárola, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se u përpoq të përdorte ndikimin e tij për të ndihmuar një grua të fitonte kontrata qeveritare fitimprurëse.

Skandali u përshkallëzua javën e kaluar kur një transmetues televiziv peruan publikoi regjistrime të bisedave të tyre, e tashmë mbi çështjen, ka nisur një hetim zyrtar. Otárola, 57 vjeç, mohon çdo akuzë, pavarësisht vendimit për tu larguar nga posti. Sipas programit Panorama, i cili transmetoi për herë të parë regjistrimet gjatë fundjavës, gruaja me të cilën mund të dëgjohet duke folur Otárola është Yaziré Pinedo, 25 vjeç. Pinedo thuhet se u shpërblye me dy kontrata pune në ministrinë e mbrojtjes në vitin 2023, te cilat i siguruan asaj gjithsej 53,000 sol apo14,000 dollarë.

Otarola ishte ministër i mbrojtjes i Perusë deri në fund të vitit 2022, kur Presidentja Dina Boluarte mori detyrën dhe ai u promovua. Në regjistrime, ai mund të dëgjohet duke deklaruar dashurinë e tij për gruan dhe duke i kërkuar asaj t’i dërgojë CV-në. Kjo bie ndesh me pohimet e bëra prej tij përpara publikimit të incizimeve, ku pretendonte se e  kishte takuar zonjën Pinedo vetëm një herë në një event. Vetë 25-vjeçarja i tha Tv peruan Canal N se kishte pasur më parë një marrëdhënie të shkurtër me të.

Top Channel