EMRI/ ‘Mbreti’ shqiptar i kokainës do të ekstradohet në atdhe, Anglia ‘shpëton’ mijëra paund në sajë të marrëveshjes me Tiranën
04/03/2024 10:27
‘Mbreti’ shqiptar i drogës është bërë mashtruesi i parë i dënuar në Angli, që do të ekstradohet në vendin tonë, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve.
Fjala është për Klodjan Copja, 36 vjeç, i cili do të vijojë burgimin prej 17 vitesh të mbetura në Shqipëri, duke i shpëtuar taksapaguesve britanikë dhjetëra mijëra paund.
Ai u burgos në vitin 2017, pasi policia shkatërroi një rrjet trafikimi kokaine që kishte pushtuar juglindjen e Londrës.
Copja kaloi katër vjet në arrati para se të kapej në kufirin Greqi – Shqipëri me një pasaportë false dhe të ekstradohej në Britani për t’u gjykuar. Burime të Drejtorisë së Burgjeve Shqiptare konfirmuan se transferimi i tij u bë pak javë më parë.
Top Channel