Mijëra njerëz marrin pjesë në demonstratën pro-Palestinë në Berlin (fotot)

02/03/2024 18:56

Rreth 6000 njerëz raportohej se dolën sot në rrugët e kryeqytetit gjerman Berlin për të protestuar kundër luftës në Gaza dhe ndihmave ushtarake për Izraelin.

Protestuesit shprehnin zemërimin e tyre për viktimat e konfliktit civil dhe per heshtjen e komunitetit ndërkombëtar që nuk mund të veprojë për arritjen e një armëpushimi për ndalimin e gjakderdhjes.

“Unë jam një person hebre… por si mund të rri i heshtur kur janë vrarë mijëra njerëz të pafajshëm nga dikush që pretendon se vepron në emrin tim apo në interesin e vet”, tha për rrjetin AFP demonstruesi quajtur William.

Tarik , një tjetër demonstrues tha se nuk mund të heshtet për shtypjen ndaj popujve e minoriteteve të dobëta.

“Demonstrata jonë sot është për të gjithë, për të gjithë popujt e shtypur dhe të gjithë grupet etnike. Ashkush nuk duhet të shtypet siç po shtypet Palestina, sidomos muajt e fundit kur janë vrarë rreth 30,000 njerëz”, tha demonstruesi.

Ndërkohë sulmet izraelite raportohej se kishin vrarë 11 palestinezë në një kamp tendash në Rafah, ku u plagosën rreth 50 njerëz. Tragjedia ndodhi pranë spitalit maternitet Al-Helal Al-Emirati në jug të Gaza.

Krerët e fuqive të mëdha thonë se po negocjojnë për një armëpushim prej një jave, çka deri tani nuk ka ndaluar gjakderdhjen.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA