Ekspertët shëndetësorë të botës zbulojnë të dhënat për gjatësinë e burrave: Ja çfarë pozicioni zë Shqipëria

02/03/2024 23:09

Rrjeti i ekspertëve shëndetësorë në gjithë botën, NCD-RisC, ka publikuar të dhënat për gjatësinë e djemve dhe burrave në Europë.

Sipas tyre burrat shqiptarë zënë vendin e fundit në Europë, pra janë më shtatshkurtrit. Evropianët, si burrat ashtu edhe gratë, janë ndër popujt më shtatgjatë në botë.

Në hartën e publikuar nga NCD-RisC, shqiptarët zënë vend në fund të listës. Gjatësia mesatare e burrave shqiptarë është 174.1 centimetra, ndërsa më keq është vetëm Qiproja që ka mesatare prej 172.7 cm.

Në bazë të këtyre të dhënave, holandezët janë më të gjatët në Evropë, por jo vetëm, pasi konsiderohen në të gjithë botën.

Mesatarja e shtatgjatësisë te burrat holandezë është 183.8 centimetra, pas tyre vijnë malazezët me gjatësinë prej 183.3 cm dhe estonezët me 182.8 cm.

Në listën prej 20 shteteve me burrat më shtatgjatë, 19 janë të Evropës, teksa është përfshirë edhe Dominika megjithëse nuk është në Evropë.

Image

Top Channel