“Yjet Shqiptarë të Diasporës”, një talent show me yjet shqiptarë që shkëlqejnë jashtë kufijve

01/03/2024 16:17

“Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show që ka si qëllim zbulimin dhe përzgjedhjen në të gjithë kontinentin Europës, por edhe më gjerë, të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare.

Ky talent show, përveçse do të dhurojë emocione publikut për javë të tëra, ka qëllim kryesor zbulimin e talenteve si edhe do të promovojë vlerat e Shqipërisë në mbarë botën.

Konkurrentët fillimisht do të aplikojnë duke regjistruar të dhënat e tyre në website e Top Channel në kategoritë : Kërcim/ Interpretim/ Muzikantë/ Këngëtarë dhe në fusha të tjera artistike. Apikimimet janë të hapura nga data 1 mars deri 15 prill.

Secili prej aplikuesëve duhet të ngarkojë një video 60 sekonda duke interpretuar në zhanerin përkatës. Faza e parë e këtij talent show do të xhirohet në disa qytete të botës.Për herë të parë në ekranet shqiptare një talent show do të xhirohet jashtë Shqipërisë, duke i dhënë mundësi çdo talenti me origjinë shqiptare të promovohet edhe të jetë pjesë ekranit të Top Channel në këtë show unik që bashkon shqiptarët kudo ku ato jetojnë.

Prej disa muajsh ka nisur puna për të realizuar këtë projekt, por mbetet ende për të zbuluar si lindi ideja e këtij projekti, cili personalitet do të jetë kryetar jurie , si dhe cilët janë artistët që do jenë në krah të tij/saj në panelin e jurisë… Ky projekt po realizohet nga “Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha” dhe Top Channel.

Aplikoni këtu

Top Channel