Një 42-vjeçar nga Polonia, i dënuar në vendin e tij për pjesëmarrje në një grup kriminal, strehohej në Qerret të Durrësit.

Policia e arrestoi shtetasin Sebastian Bijak, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjatë një operacioni në Qerret.

Ai u kap dhe u arrestua provizorisht për t’u ekstraduar në Poloni.

Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar këtë Bijakun me 13 vjet burg për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal.

Top Channel