I dënuar në Poloni për pjesëmarrje në grup kriminal, kapet në Qerret 42-vjeçari polak (Emri)
01/03/2024 09:49
Një 42-vjeçar nga Polonia, i dënuar në vendin e tij për pjesëmarrje në një grup kriminal, strehohej në Qerret të Durrësit.
Policia e arrestoi shtetasin Sebastian Bijak, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjatë një operacioni në Qerret.
Ai u kap dhe u arrestua provizorisht për t’u ekstraduar në Poloni.
Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar këtë Bijakun me 13 vjet burg për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal.
Top Channel