Analisti Arben Meçe deklaroi në “Breking” me Fiori Dardhën se do të ketë një ballafaqim për të vërtetuar se Fredi Beleri u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në bazë të ndërhyrjes së Greqisë.
Sipas tij vetoja e shtetit grek do të vazhdojë deri në përfudnimin e gjyqit të belerit, i cili ndodhet pas hekurave prej muajsh.
Meçe u shpreh se Greqia në qëndrimin e saj është antidemokratike dhe se në lidhje me veton, që i vendosi Shqipërisë në lidhje me anëtarësimin në BE, nuk ka gjetur asnjë mbështetje.
“Veto e Greqisë do të vazhdojë derisa të mbarojë gjyqi. Gjyq që natyrisht me sa po shoh do të shpallë fajësinë e Belerit. Çështja do të kalojë në zgjedhje të parakohshme ose normale në Himarë. Palët do të paraqiten dhe do të jemi në një ballafaqim real në Himarë, për të vërtetuar ndërhyrjen e shtetit grek në Himarë, për të vërtetuar se fitorja e Belerit nuk ishte gjë tjetër veçse agresion dhe ndërhyrje në punë të brendshme të shtetit grek nëpërmjet oficerëve të shërbimit të fshehtë prezent në Himarë, 40 autobusëve ku u mblodhën himarjotët e Greqisë për t’i sjellë aty, nëpërmjet blerjes së votës me pashaporta dhe pensione greke.
Në qëndrimin e saj ndaj vetos rëndësi ka nëse do të gjejë aleatë në atë qëndrim. Greqia në qëndrimin e saj që është antidemokratik dhe që është një shfrytëzim flagrant i një të drejte që i jepet BE-së për veton, nuk ka gjetur përkrahje nga asnjë. Në këtë kuadër ashtu e vetme Greqia le ta vazhdojë luftën sepse nuk ka për të fituar asgjë. Një gjë është e sigurt, çështja Beleri është një shprehje e qartë e një goditje që shteti shqiptar tashmë i konsoliduar po i jep kësaj ndërhyrjeje”, u shpreh ai.
Top Channel