Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 39-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentoi të nxirrte para në mënyrë ilegale nga Shqipëria. Me të vënë re, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar Eridan Fejzaj në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ndërsa gjatë verifikimeve 39-vjeçarit i janë gjetur 9670 euro dhe 3345 paund, të padeklaruara konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, policia ka proceduar penalisht Fejzajn, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Top Channel