Minutë pas minute/ Përfundon Samiti për Ukrainën në Tiranë! Rama: Shqipëria qëndron me popullin ukrainas, e mbështesim me të gjitha mjetet

28/02/2024 13:39

Takimi i Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” u mbajt sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e vetë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Samiti i sotëm, i bashkëorganizuar me Kievin ishte një shprehje e mbështetjes për Ukrainën, që prej dy vitesh po përballet me agresionin e paprovokuar.

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Shqipëri, ndërkohë që Rama udhëtoi drejt Kievit në qershor të vitit 2022, disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku vizitoi zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.

13:07 – Përfundon Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, liderët, foto familjare me Presidentin Zelensky

12:24 – Zelensky në Tiranë: Normalja e re për Putin, të kontrollojë fatin e kombeve

12:08 – Rama: Për kombe të vogla si ne duhet mbështetur Ukraina, që të mos kthehemi në ushqim për Rusinë

12:00 – Nis punimet Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore

11:52 – Vuçiç ‘shtrëngon duart’ me Ramën dhe Zelenskyn: Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

11:17 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e pyetur nëse do të ketë përballje me presidentin serb, Aleksander Vuçiç tha se “gjithmonë ka pasur ballafaqime me ta”.

11:30 – Zelensky zbardh takimin ‘kokë më kokë’ me Ramën: Diskutuam nevojat tona për mbrojtje dhe prodhimin e armëve, mirënjohës shtetit shqiptar

11:07 – Rama pret liderët e Ballkanit te Pallati i Kongreseve, i pari mbërrin Zelensky

10:34 – Mbërrin presidenti serb, Aleksander Vuçiç, shoqërohet nga eskorta, nën masa të forta sigurie

10:25 – Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti, “për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen”.

10: 24 – Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes kryeministrit Rama dhe presidentit Zelensky. Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

09: 45 – Kryeministri Rama i dhuron presidentit Zelensky librin e tij, me mbishkrimin “Edi Rama”.

09:07 – Kryeministri Rama shtrëngon duart me Zelenskyn, udhëheqësi ukrainas mbërrin në Kryeministri

08:52 – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i parapriu takimit të përbashkët me kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në “X”, ku thekson se palët do të diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.

08:50 – Tirana kryeqytet i bisedimeve!”- shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një mesazh të shpërndarë për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

08:32 – Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mirëpritur në takim homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron Presidentin Zelensky në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që do të mbahet sot në mesditë në “Pallatin e Kongreseve”.

08:05 – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ,Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic marrin pjesë në këtë samit. Por, punimeve do t’u bashkohen përmes teknologjisë edhe liderë të të tjerë si kryeministri grek Kyriakis Mitsotakis, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe një udhëheqës polak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA