LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kiev, Ukrainë, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.
Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.
Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.
Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.
Top Channel