“Ka detaje që harrohen, por i treguan”/ Gazetari në “Top Story”: Fshinë çdo gjurmë! Një plumb shpoi murin, edhe atë e kishin stukuar

26/02/2024 22:27

Gazetari Armand Bajrami deklaroi në “Top Sory” se pas zbukimit të ngjarjes, Hygerta dhe Hyseni janë pyetur në detaje për ngjarjen e rëndë.

19-vjeçarja Hygerta Meta ka deklaruar detaje që sipas gazetarit harrohen, për mënyrën se si krimi është kryer.

Bajrami tregoi disa detaje tronditëse për sa i përket fshirjes se provave të krimit.

“Shumët të pazakontë këtë ngjarje e bëjnë ndërmarja kriminale pas krimit. Ka qenë vajza ajo që ka marrë autorësinë dhe prandaj janë bërë këto eksperimente për të kuptuar se a mund ta bënte ajo. Në momentin e ngjarjes kur ka ndodhur krimi ka qenë vetëm Hyseni. As djali i vogël dhe as bashkëshortja, e cila ka qenë duke punuar në ara. Versioni që ata do të mbanin në këtë histori përpjekja për t’ia faturuar krimin vajzës ka qenë se duke qenë femër mund të përfitonte lehtësi. Ka qenë ftohtësia e madhe e tyre ndaj deklarimeve. Hygerta vetëm në një moment ka derdhur pak lot, ndërsa Hyseni është përlotur pak.

Plumbat që i kanë marrë jetën Pëllumb Metës i ka shkrepur djali i tij. Intervistimi që i janë bërë këtyre fëmijëve ka më shumë detaje të skenave të krimit të kryer. Ka detaje që edhe mund t’i harrojnë, por këto detaje srikte janë dhënë nga vajza. Kështu dyshimet kanë qenë se djali ka kryer krimin, ndërsa vajza ka qenë dëshmitarë. Prishja e skenës së ngjarjes, përshembull divani që është dërguar në katin e dytë të banesës. Një mbulesë divani është lënë derisa t’i mpiksej gjaku. Mbulesa e divanit është pastruar dhe larë disa herë. Një plumb tej-shpues ka shkaktuar një vrimë në murin e dhomës, edhe ajo është stukuar pas krimit”, tha gazatari Armand Bajrami.

Top Channel