“I kanë thënë mbaje ti fajin”/ Eksperti Karamuço tregon detaje tronditëse: Vajza e rihapi gropën ku ishte babai, ngjante si e qeshur

26/02/2024 22:12

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar sot në Top Story se vrasja sipas tij nuk është e paramenduar, por me dashje.

Karamuço beson se vrasësi është vëllai i madh, jo Hygerta por sipas tij, ajo ka marrë përsipër fajin për të marrë dënim më të ulët. Eksperti tregon se megjithatë, ajo është shfaqur e ftohtë, madje e ka rihapur vetë gropën ku ishte groposur babai, ku ‘ngjante si e qeshur’.

“Jemi para një vrasje me dashje, ka ndodhur në kushtet e një zënke të çastit. Nuk është paramenduar. Babai ka ardhur në shtëpi siç flitet, është shtrirë në drekë dhe kur është çuar, është goditur. Nëse do ishte e planifikuar, do ishte me një plumb në kokë. Është bërë një vrasje me 4 plumba. Kjo lloj trajektoreje flet për lëvizjet e tij. Ka pasur debat dhe përleshje fizike. Ajo që dyshoj unë pse është djali i madh vrasësi, ka dalë me vrap pas ngjarjes. Nëna i mbledh fëmijët dhe bën planin si do humben gjurmët. Këtu hyn roli nënës. Të shtënat nuk janë dëgjuar, do verifikohet sa i gjatë është personi që i ka qëlluar. Nesër dalin gjurmët e armës. Arma është gjetur në një qese fshehur, është çuar në polici. Avokati mbase i ka thënë pranoje se ke lehtësi. Vajza është përdorur, po u zbulua mbaje ti. Dy nga pikat ku mund të çedojë kjo, qeset i përdorim i kemi prekur të gjithë. Arma nëse del me dy gjurmë, prap nuk do qartësohet. Nëna vjen në 4. Vajza kthehet iu tregon vendin ku është groposur babai dhe fillon e hap gropën pa pendesë fare, ngjante si e qeshur. Policia këtë nuk do ta kishte lejuar për shumë pikëpamje, qoftë edhe psikologjike. Problemi ka qenë te pesha, a mund ta mbante një vajzë e vetme këtë. Kjo është një traumë që i shkaktojmë subjektit. Ftohtësia e saj, secili ka pasur nga një arsye për ta urryer. Është si rasti i Liridonës, që akoma se dimë”-tregoi eksperti Karamuço.

Top Channel