Franca nis eksperimentin e kontestuar të uniformave për nxënësit e shkollave (fotot)

26/02/2024 19:28

Disa qindra nxënës të shkollave fillore në jug të Francës shkuan sot në shkollë për herë të parë me uniforma, si pjese e një eksperienti të kontestuar për t’i bërë ato të detyrueshme.

Uniformat nuk ishin kërkuar kurrë në shkollat shtetërore në Francë para se presidenti Macron te njoftonte muajin e kaluar testin për rreth 100 shkolla  me synimin t’i bëjë të detyrueshme në vitin 2026.

Disa qytete me orientim të djathtë kanë pranuar testimin por në shumë të tjera është kundërshtuar nga mësuesit nxënësit e prindërit.

Kritikët thonë se paratë mund të shpenzohen në shumë aspekte të nevojshme të arsimit publik për të përmirësuar mësimin, dhe kërkojnë të dinë arsyet e kësaj lëvizjeje të ngjashme me arsimin ‘e stilit komunist’.

Rreth 700 nxënës në kater shkolla të qytetit jugor Beziers tentuan sot skemën duke veshur uniforma identike për të gjithë nxënësit.

Shtatë vjeçarja Alexia tha se shpresonte që shokët e klasës të mos komentonin shumë mbi pamjen e saj me uniformën blu.

“Nganjëherë ata thonë ‘je e shëmtuar, nuk jemi veshur njëlloj’ dhe kjo të lëndon. Tani të paktën të gjithë kanë të njëjtat veshje, të njëjtën xhaketë”, tha fëmija.

Bashkë e qytetit tha se do të kontribuojë në koston prej 200-euro të çdo uniforme, teksa shtonte se lëvizja ndihmon ndalimin e bullizimit në shkolla.

“Nëse je i pasur apo i varfër, tani kjo do të jetë më pak e dukshme pasi ata do të vishen njëlloj”, tha një përfaqësues i bashkisë për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
2/3
Kritikët thonë se paratë mund të shpenzohen në shumë aspekte të nevojshme të arsimit publik për të përmirësuar mësimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA