Doktori në Kaliforni refuzon të largohet nga vila mbi shkëmb megjithë paralajmërimet se ‘mund të bjerë në oqean’ (fotot)

26/02/2024 17:25

Shtëpia disa miliona dollarëshe është në buzë të një shkëmbi në jug të Kalifornisë në SHBA, dhe së fundmi është shpallur e sigurtë për të jetuar edhe pse nje rrëshkitje dheu mori një copë shkëmbi poshtë saj.

Zyrtarët vendorë thonë se stuhitë e shpeshta në Kaliforni i kanë rrezikuar vilat e fshatit luksoz  Dana Point, ku një pronë me vlerë $15.9 milionë eshte e regjistruar në emër të doktorit radiolog vendas Lewis Bruggeman.

“Shtëpia është shumë në rregull, nuk është e kërcënuar dhe as e deklaruar e tillë nga zyrtarët”, tha 82 vjeçari në një intervistë për rrjetin vendas.

Mike Killebrew, përfaqësues i inxhinierëve të Dana Point tha për rrjetin vendas CBS News se kishte vizituar tre vilat e kompleksit dhe nuk kishte zbuluar “kërcënime të dukshme për shtëpinë.”

Ai shtoi se shembja e ndodhur nën të disa javë më parë erdhi pas shirave të dendur që kishin sjellë rrëshkitje dheu në rajon, por për momentin shtëpia nuk ishte e rrezikuar”.

Pamje të xhiruara me helikopter nga mediat tregonin sesi kompleksi duket se mezi mbahet  në buzën e shkëmbit dhe është pjesërisht i varur në ajër.


Por megjithëse ekspertët e shpallën atë të sigurt për të jetuar, punime stabilizimi duhet të kryhen për të përballuar stuhi të ardhshme, shkruan rrjeti NewYorkPost.

Stuhi të fuqishme kanë shkaktuar disa rrëshkitje dheu në jug të Kalifornisë sivjet.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA