Kenneth Mitchell, aktori që mori pjesë në filmat Captain Marvel dhe Star Trek ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.

Ai u diagnostikua me ALS e njohur gjithashtu si sëmundja e neuroneve motorike, pesë vite e gjysmë më parë.

Familja e tij tha në një deklaratë në Instagram se Mitchell ishte “një vepër arti frymëzuese për të gjitha zemrat që ai preku”.

Mitchell u shfaq në një sërë shfaqjesh dhe filmash, duke përfshirë Captain Marvel, në të cilin ai luajti babanë e personazhit kryesor, Joseph Danvers.

I lindur në Toronto të Kanadasë, Mitchell ishte i martuar me aktoren Susan May Pratt dhe së bashku kishin dy fëmijë.

Ai zbuloi se vuante nga ALS në një intervistë me revistën People në vitin 2020 dhe tha se kishte përdorur një karrocë me rrota.

Në një postim në Instagram, familja e tij e quajti atë si “një shpresë kërkues, ëndërrimtar, futbollist dhe më shumë se çdo gjë tjetër, një baba krenar”.

Kjo lloj sëmundjeje njihet gjithashtu edhe si sëmundja e Lou Gehrig, sipas lojtarit të famshëm të bejsbollit të Neë York Yankees, i cili u detyrua të tërhiqej pasi u prek në vitin 1939.

Personat e prekur mund të kenë vështirësi me ecjen, të folurin, gëlltitjen dhe frymëmarrjen.

Top Channel