Klubi i letrave Ndoc Gjetja dhe Biblioteka Gjergj Fishta, në Lezhë mblodhën së bashku gratë e jetës publike dhe ato që i janë dedikuar familjes si amvisë në këtë qytet.
Poezia dhe leximi i saj ishte pjesë e kësaj tryeze që i bëri gratë së bashku në një ditë të zakonshme, duke i shmangur nga përditshmëria dhe ndasitë që mund të kenë. Lulzime Celami, nga Klubi i Letrave tha se poezia është përbashkuese dhe këtë e ka treguar edhe organizimi i këtij viti, që i përfshiu gratë dhe vajzat në leximin e tyre.
Poezi të përzgjedhura, që më pas u shpërndanë në mënyrë rastësore te gratë dhe vajzat krijuan natyralitet tek të pranishmet, duke u natyralizuar me leximin dhe ndjesinë e krijuar prej saj.
Një Ditë Ndryshe përmes poezisë ka nisur të kthehet në traditë në Lezhë, ku tashmë në fokusin e këtij aktiviteti janë gratë dhe vajzat e këtij qyteti.
Top Channel