Rriten sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionët ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës pa plan fluturimi
10 ndeshje në vitin 2024, 10 fitore për Interin.
Mes kampionatit, Superkupës së Italisë dhe Championsit. Skuadra e Simone Inzaghit triumfoi 0-4 në “Via del Mare” përballë Lecces, duke u “arratisur” në krye.
Kristjan Asllani e nisi si titullar dhe bëri mirë në 55 minuta, duke dhuruar asistin e golit që zhbllokoi sfidën. Dygolësh i Lautaro Martinez, me kapitenin që ngjitet në kuotën e 101 golave në Serie A.
Sulmuesi argjentinas kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit me 22 gola. Suksesi me “poker” u kompletua nga golat e Davide Fratessit dhe Stefan De Vrij.
79 minuta luajti Ylber Ramadani për skuadrën vendase, ndërkohë që u zëvendësua me Medon Berishën. Me kapitenin e Shqipërisë U21 që debutoi në elitën e futbollit italian./ Super Sport
Top Channel