“Do e çoj në gjykatë”/ Ish-banorja e BBV shpërthen pas daljes nga shtëpia dhe paralajmëron padi penale
Disa tensione brenda shtëpisë së BBV3 kanë bërë që marrdhënia mes Romeos dhe Heidit të kriset.
Ata kanë patur disa keqkuptime me njëri-tjetrin ditën e djeshme, ku Romeo vendosi të distancohej nga ajo. Në një debat, ajo ka mbështetur Julin dhe jo Romeon, nga këtu lindën dhe keqkuptimet e para.
Heidi: Do më thuash se çfarë ke se e kam fiksim tani. Ma thuaj.
Romeo: Dëgjo, nuk dua të ndikoj fare tek ty. Fjalia jote atje, përball Eglës dhe Gazit nuk më pëlqeu fare.
Heidi: Çfarë fjalie thashë?
Romeo: Unë nuk kam ndikuar asnjëherë tek zgjedhjet e tua, tek qëndrimet e tua.
Heidi: E vërtetë, po çfarë thashë?
Romeo: Këtë the: Ju të gjithë, Gazi dhe Romeo dhe shumë të tjerë, sulmuat Julin.
Heidi: Por nuk e kisha aty, doja të flisja me Gazin ashtu.
Romeo: Po pra, po të mbrosh atë me emrin tim…
Heidi: Nuk po e mbroj atë me emrin tënd, nuk ishte ashtu.
Romeo: Pra të gjithë ata sulmuan Julin. Lëre tani si muhabet.
Heidi: E ke seriozisht?
Romeo: Nuk e kam diskutuar kurrë.
Heidi: Nuk kisha ndërmend të përmendja emrin tënd fare gjithsesi. Nuk e kisha seriozisht.
Romeo: Unë po të thërrisja por nuk po më dëgjoje.
Heidi: E ke marrë keq. Nuk e kam bërë në atë kuptim
Heidi: Ke këtë ide, mbaj këtë ide dhe vazhdo.
Romeo: Ok (largohet Romeo).
Top Channel