PS “ndez motorët” për zgjedhjet 2025/ Blendi Klosi në “Top Talk”: Duam që anëtarët të jenë aktivë

22/02/2024 21:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi se kërkojnë që në zgjedhjet e vitit 2025 të jenë më shumë anëtarë aktivë në partinë e tyre.

Ai tha se nuk duan ti kenë anëtarët e rinj të PS-së vetëm për numër, por të kontribuojnë për të ardhmen.

Juli Xhokaxhi: Çfarë janë anëtarësimet fiktive ose një përdorimshe që foli Rama dhe pse Vlora vuan më shumë nga kjo?

Blendi Klosi: Kemi shpallur objektiv të deklaruar për çdo qendër votimi. Ka edhe 20 mijë anëtarë të rinj. Ajo që është kërkuar është që këto anëtarësime të jenë jo vetëm si numër po të jenë aktive në zgjedhjet e ardhshme. 120 mijë anëtarë, 77 mijë aktivë. Vlora është qarku ku ne synojmë të kemi fitoren shembullore dhe përpiqemi.

Top Channel