Enca konfirmon ndarjen? Dalin foto “pikante” të Robert Berishës dhe të dashurës, gazetari: Kanë diferencë moshe të konsiderueshme

22/02/2024 16:56

Gazetari Labinot Nimani foli sot në “Shqipëria Live” për showbizz-in shqiptar, ku tregoi detaje më tepër për më të fundit.

Ai foli për Encën, për të cilën u aludua se ishte single, por Nimani theksoi se kjo mund të jetë një lojë për ndjekësit e saj.

Më pas foli për romancën e këngëtarit Ardian Bujupi, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti partneres.

Nimani e mbylli diskutimin me lidhjen tashmë të zyrtarizuar të Robert Berishës. Ai tha se vihet re diferenca e moshës mes tyre, prej 23 vitesh.

Erjona Rusi: Te të flasim për Encën. Çfarë ka ndodhur?

Labinot Nimani: Për Shën Valentin bëri një postim sikur donte një dhuratë, por më pas e hodhi poshtë. Enca e bën shpesh këtë për të siguruar vëmendjen e publikut.

Erjona Rusi: Kjo konfirmon që është single?

Labinot Nimani: Por më pas bëri një postim tjetër që lë në dyshim nëse është beqare apo jo. Është Enca kjo.

Arjon Muça: Po Ardian Bujupi? Është shfaqur për herë të parë me partneren.

Labinot Nimani: Ardian Bujupi ka nisur një romancë të re dhe deri më tani ka hedhur vetëm foto, duke mos zbuluar identitetin. Kanë qenë mediat gjermane që kanë kërkuar të zbulojnë më tepër në lidhje me këtë romancë.

Erjona Rusi: Tani le të kalojmë pak tek Robert Berisha?

Labinot Nimani: Robert Berisha më në fund e ka zyrtarizuar lidhjen e tij pas shumë kohës. Tashmë ka zbuluar edhe foto.

Arjon Muça: Aty është edhe emri.

Labinot Nimani: Po është edhe emri

Erjona Rusi: Ana Skrel shkruhet aty, por besoj se është emri Ana Shkreli.

Labinot Nimani: Po. Ajo që vihet re është diferenca e moshës mes tyre. Vajza është 23 vjeçe, ndërsa Roberti është 46 vjeç.

Top Channel