Sherri në xhami në prag zgjedhjesh për kreun e Komunitetit Mysliman më dy mars, tension mes besimtarëve

21/02/2024 20:48

Incidenti i ndodhur në xhaminë Dine Hoxha në rrugën e Kavajës ka bërë jo pak jehonë, për faktin që brenda një objekti kulti, ose brenda të së ashtuquajturës shtëpi të Zotit, debatohet dhe ca më keq, kërkohet të largohet i ftuari, që në këtë rast ishte Myftiu i Tiranës, Lorent Luli.

Të pranishmit dhe videot e xhiruara brenda ambienteve të xhamisë konfirmojnë akuzat ndaj myftiut, duke e konsideruar si gylenist, terrorist, dhe si zaptues i postit të myftinistë dhe jo i zgjedhur, duke kujtuar një sërë kundërshtish 4 vite më parë kur u zhvilluan edhe zgjedhjet për organet drejtuese të Komunitetin Mysliman.

Një grup besimtarësh janë ngritur duke prishur vizitën e myftiut Luli i cili në prag të muajit të madh të Ramazanit, muaji ku besimtarët mysliman sakrifikohen me agjërim për 30 ditë, zhvillon takimet e tij në për xhamitë e kryeqytetit për të mbajtur ligjëratat.

Asgjë që nuk shkon, në pamje të parë, në vizitën e myftiut lidhur edhe me këtë muaj të madh dhe kaq shumë të rëndësishëm për besimtarët mysliman, por zërat brenda lëvizjeve të politikës së organeve drejtuese të komunitetit, flitet se kjo fushatë, ka të bëjë me një ngjarje që për synuesit e posteve ka ndoshta më tepër rëndësi, bëhet fjalë për zgjedhjet e organeve drejtueseve të Komunitetit Mysliman që do të zhvillohen më 2 mars të këtij viti, pak ditë nga fillimi i agjërimit, i cili të gjithë besimtarët do t’i gjejë agjërueshëm më 11 mars.

Top Channel u përpoq që të kontaktojë me Komunitetin Mysiman i cili nuk ka preferuar të komentojë për momentin ngjarjen ashtu si edhe hoxha e xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmet Kalaja që gjithashtu ka mbajtur qëndrimin zyrtarë të Komunitetit, duke mos komentuar askush ngjarjen e ndodhur, për të mos u bërë objekt diskutimi, komentimi apo edhe përfshirjeje në zgjedhjet e komunitetit 2 javë më pas.

Nuk është hera e parë që në kurriz të interesave të përgjithshme, fetare, të një komuniteti kaq të madh në vendin tonë, si myslimanët, të ketë interesa personale, që shpesh kamuflohen me ngjarje të tilla duke lënë shije jo të mirë, për bismtarët. Një interes I tillë me ndikim politik është edhe xhamia e Namazgjasë, e përfunduar prej më shumë se një viti, por ende atyre që ju dhurua, besimtarëve, nuk I është dhënë mundësia ta shijojnë, deri në plotësimin e kushteve të vendosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA