Graciano Tagani ka ndërprerë në mes rrugëtimin në Big Brother VIP Albania 3.

Balerini nuk arriti dot t’i shpëtonte nominimit mes Eglës, Romoes, Ilnisës, Meritonit dhe Rozës.

Rrugëtimi i tij ishte i shkurtët, por arriti të krijonte dinamika brenda shtëpisë.

Në lidhje me këtë largim Arbri nuk kurseu batutat.

Ledion Liço: Graciano u largua pa takuar asnjë, një dorë befaz i dha Albit, të tjerët jo.

Arbër Hajdari: Po shumë bukur iku pa takuar asnjë, se nuk është se ka shkuar mirë me ata aty brenda. Nuk donte të bënte drama me të qara tel dera, sikur vdesin për njëri-tjetrin.

As bileta e fatit nuk ishte në anën e tij, pasi ishte vetëm vajtje.

Top Channel