A do të mbyllet TikTok? Karamuço zbulon çfarë pritet të ndodhë: Platforma me më shumë përmbajtje kriminale në Shqipëri, në botë i pesti

21/02/2024 11:31

Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço zbukloio detaje pas takimit me drejtuesit e platformës TikTok.

Ndërsa theksoi se është një ndër personat që kërkon mbylljen, ai shtoi se nëse ndodh nuk do të jetë një mbyllje e përherëshme, por mund të bëhet një memoratorium.

“Ne nuk kemi legjislacion rregullator mbi veprimtarinë digjitale në Shqipëri, që të marrë, siç e ka gjithë bota, një akt ndërkombëtar mbi digjitalizimin e Bashkimit Evropian, ne nuk kemi një legjislacion, ne kemi vetëm ndëshkim, por legjilacion me përdorimin, kjo, ajo,  shumë aspekte që do të respektohen nga kompanitë, individë, çfarë detyrimesh kanë kompanitë e shërbimit, çfarë të drejtash kanë, institucionet, se ne kemi parë ministrat tanë kur u sulmuan nga hakersat, duhet disiplinuar me një legjislacion, një vendim i Këshillit të Ministrave, një akt rregullator që të bëjë të mundur disiplinimin, se mungesa e disiplinimit na hyn në celularin e drejtorit të ish-Shërbimit Informativ Shtetëror dhe morëm vesh të gjithë e-mailet, çfarë bëntem ku shkonte, E vendos qeveria pë rtë gjitha mënyrat se si do ta përdorësh ti internetin.

I takova edhe unë (drejtuesit e TikTok), sepse unë bëj pjesë tek ata personazhe publikë që e kundërshtojnë deri në mbyllje, nuk do të jetë një mbyllje e përherëshme, por mund të bëhet një memoratorium se tekonologjia ka ecur shumë shpejt dhe nuk po e arrin dot shteti me masat që po merr. Ka ecur aq shpejt dhe ka krijuar aq shumë probleme sa po ndiqet nga mbrapa me ligje, me buxhet, me burime njerëzore, me rregulla. Mendoni vetëm media deri sot po edukon qytetarët se si të përdorin një rrjet janë ekspertetë që dalin dhe flasin, duhet të edukojmë prindërit, sa të rrezikshme janë këto sisteme. TikTok është në vendin e parë me përmbajtje kriminale në Shqipëri, në botë është i katërti, i pesti”, tha Karamuço.

Top Channel