E veja e presidentit të Haitit, mes dhjetra të gjykuarve për vrasjen e tij (fotot)

20/02/2024 18:00

Një gjykatës në Haiti që po drejton hetimin mbi vrasjen makabre të presidentit të vendit Jovenel Moïse në 2021, ka ngritur akuza ndaj 50 personave për aktin, mes të cilave të vesë së tij dhe ish-kryeministrit të vendit.

Dokumenti me 122-faqe i gjykatësit Walther Wesser Voltaire, i publikuar nga rrjeti AyiboPost, thotë mes të tjerash se e veja e tij Martine Moïse, bashkëpunoi me ish-kryeministrin Claude Joseph për të vrarë presidentin në mënyrë që ‘të merrte vetë postin.’

Jovenel Moïse u qëllua për vdekje kur një grup njerëzish të armatosur vërshuan në shtëpinë e tij në kryeqytetin Port-au-Prince më 7 korrik 2021, sulm gjatë të cilit gruaja e tij kishte mbetur ‘e plagosur’.

Urdhri gjykatës kërkon arrestimin dhe gjykimin e të gjithë të përmendurve.

Ish-zonja e parë nuk i përgjigjet kërkesave të shtypit për komente, dhe as Joseph, por Moïse ka kritikuar vendimin në rrjetet sociale duke e quajtur arrestim i padrejtë dhe persekutim politik.

Ndërsa Joseph ka thënë në media se është “pasuesi de facto” i presidentit, dhe se lideri aktual Ariel Henry, po përdor si armë “sistemin e drjetësisë në Haiti”.

Një zëdhënës i Henry tha se gjykatësi është i pavarur dhe është i lirë “të lëshojë urdhrat e tij sipas ligjit dhe ndërgjegjies”.

FOTO GALERI
2/3
Autoret e vrasjes dyshohet se ishin te paguar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA