“Vuçiç ka futur në grackë edhe ndërkombëtarët”/ Ish-ambasadori për çështjen e dinarit: Presidentja të mos struket, ja ku ishte gabimi i Kurtit

19/02/2024 22:09

Ish- ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini ka argumentuar sot në Top Story vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen dinarit.

Ukshini deklaroi se Kurti ka të drejtë sa i takon vendimit, por sipas tij, duhej të ishte marrë me aprovimin e ndërkombëtarëve. Ai tha se gabimi i Kurtit është që nuk është koordinuar me ambasadën amerikane teksa tha se tashmë ‘Vuçiç ka futur në grackë ndërkombëtarët’.

Kurti ka të drejtë, tingëllon paradoksale por deklarata e Vuçiç pretendon një narracion që ta përmbysë. Veriu ka qenë për dy dekada zonë gri ku është bërë kontrabandë dhe është gjë që dihet. Keni parasysh Veriu është sa Kavaja dhe Rrogozhina, por kështu e shohin ndërkombëtarët. Kur akti i Pavarësisë bëhet nga tjetër, ka kompromise. Ndërkombëtarët thonë ne ua kemi mundësuar Pavarësinë prandaj toleron, Vendimi është politizuar nga Serbia. Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë nuk e kanë vërejt këtë narracion. Fajtor ka nga të gjitha palët, edhe faktori ndërkombëtar mbase, edhe qeveritë e kaluara. Kjo është politika, duhet të akomodohesh brenda këtij realiteti.

Vendimi duhej në koordinim me ambasadën amerikane se duhet të ruhet edhe fytyra. Ambasada Amerika tregoi se nuk ka pasur koordinim në vendimmarrje. Komunikimet nuk kanë dalë në publik. Shumë çështje përdoren për të rritur mbështetjen e eksponentëve por kjo e dëmton pozicionin. Nuk është dash pa koordinimin e SHBA-ve. Unë mendoj që vendimi për dinarin duhej paketuar mirë. Është një vendim i 1999, do aplikohej marka gjermane, ka nënkuptuar që njerëzit do pardonin dinarin do paguanin një lloj gjobe. Caktohet një afat ku njerëzit që dëshirojnë ta përdorin dinarin, të paguanin një taksë shtesë. Këtë e ka bërë Vuçiç dhe ka fut në gracë ndërkombëtarët. Vetëm për strukturat kriminale, është mjeti i mirë nëse paratë vijnë me thes. Kurti nuk erdhi me pozicion të qartë, presidentja e Kosovës po rri e strukur, fshihet dhe nuk ka ndonjë pozicion“-deklaroi ish-ambasadori Sylë Ukshini.

 

Top Channel