Qyteza afro-kolumbiane feston Krishtlindjet tradicionale në shkurt (fotot)

19/02/2024 19:35

Me këngë, kërcime e parada një komunitet afro-kolumbian në jugperëndim të vendit feston në shkurt ato që quan “Krishtlindjet e lashta” të “birit të Zotit të Zi, e nisur si një formë rebelimi kundër skllavërisë nga pararendësit e tyre, shkruan rrjeti AFP.

Qyteti kolumbian i Quinamayó celebron kësaj të shtune “lindjen e Mesias” me simbolika të bebes dhe djepit të florinjtë , ku prej dekadash  gratë burrat e fëmijët me kostume tradicionale kujtojnë Krishtlindjet siç bënin të parët e tyre, dy muaj me vonesë.

Para anulimit të skllavërisë në1852, ata detyroheshin nga pronarët të festonin më 24 dhjetor, thotë kërcimtarja 60-vjeçare Lucidalia Balanta, për AFP.

“Skllavëria u shërbente vetëm pronarëve kështu që skllevërit nuk kishin besim, at nisën të festonin krishtlindjet në shkurt si një formë lirie”, shton ajo.

Qyteza e themeluar nga ish-skllevër gjendet në zonën Valle del Cauca dhe në kohën e karnivalit në të shtunën e tretë të shkurtit, pret vizitorë me ngjyrë nga i gjithë rajoni paqësorit.

Kërcimtarja shton se dhe më 24 dhjetor, data e madhe e katolicizmit, fëmijët marrin dhurata dhe darka Krishtlindjeje, por celebrimet e shkurtit janë ato të traditës afro-latine.

Komuniteti me ngjyrë në Kolumbi përbën 9.3% përqind të popullatës dhe kanë qenë më të disavantazhuar pas shumë dekadash skllavëri.

FOTO GALERI
2/5
Qyteza e themeluar nga ish-skllevër gjendet në zonën Valle del Cauca

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA