“10 grupe të Tatimeve në terren”/ Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara
Një 31-vjeçar është vetëdorëzuar në polici, pasi plagosi me armë zjarri fqinjin e tij dy ditë më parë.
Amarildo Kamberi rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, Xhevahir Kalaveri dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.
Si pasojë ky i fundit është plagosur dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel