Kapri e Shehaj iu afruan te tavolina në Kuvend, Rama nxjerr videon: Dy ballistë në një portë, dale, dale; njëri korb e tjetri sorrë 18/06 23:54
Kylian Mbappe dhe Real Madrid e kanë mbyllur marrëveshjen, me palët që kanë firmosur dy javë më parë.
“Marca” raporton se me 1 korrik sulmuesi francez do të bëhet lojtar i “Los Blancos”, duke mbyllur eksperiencën me Paris Saint-Germain, pjesë e të cilit është që nga gushti i 2017-ës.
Kur Mbappe u takua me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi të martën e kaluar për ta informuar se më 30 qershor do të largohej nga klubi, ai i kërkoi të mos i paraqiste asnjë ofertë të re rinovimi. Arsyeja ishte se ai kishte firmosur tashmë kontratën që do ta lidhte me Real Madrid-in për pesë sezone.
Top Channel