Kina ofron thellim të lidhjeve të sigurisë me Hungarinë

19/02/2024 18:19

Kina ka ofruar sot të thellojë lidhjet me Hungary në fushën e sigurisë, duke shënuar ngrohje të marrëdhënieve te Budapestit me Pekinin në një kohë kur zyrtarët hungareze kishin neglizhuar ne fundjave një delegacion që vinte për vizitë nga Uashingtoni.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán, priti në fundjavë ministrin e sigurisë publike të Kinës, Wang Xiaohong.

Në komentet e agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua për vizitën, thuhej se Wang shpresonte të “thellojë bashkëpunimin në çështje si lufta ndaj terrorizmit, krimi trans-kombëtar dhe kapacitetet e rendit ligjor sipas iniciativës “Brez e Rrugë”.

Hungaria është anëtare e BE dhe Nato-s, cka e bën më të pazakontë ofertën e Kinës.

Vitin që shkoi kryeministri Orbán pasi u kthye nga një forum biznesi në Kinë tha se prodhuesit kinezë të makinave elektrike BYD do të hapin një fabrikë në Hungari.

Rritja e bashkëpunimit të sigurisë mes Pekinit e Budapestit vjen në një kohë kur lidhja e Hungarisë me aleatët e BE është në një pikë të ulët.

Këto tensione u dukën në fundjavë kur zyrtarët vendase refuzuan të takojnë një delegacion nga Uashingtoni në lidhje me pranimin e Suedisë në NATO.

“Aleatët presin prej muajsh vendimin e Hungarisë për afrimin e Suedisë në Nato,” tha ambasadori amerikan në Budapest, David Pressman, në rrjetet sociale.

“Por për fat të keq zyrtarë të qeverisë hungareze nga partia Fidesz refuzuan një delegacion dypartiak të kongresit të SHBA,” shtoi ai.

Në një fjalim në fundjavë Orbán bëri të qartë se nuk preferon ndërhyrjet nga vende të tjera në politikat e brendshme të Hungarisë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA